“E-Albania edhe për gjimnazistët”/ Rama publikon videon: Tre hapat si mund të regjistrohen nxënësit e klasave të dhjeta








Portali qeveritar e-Albania tashmë do të përdoret edhe për regjistrimin e nxënësve të klasave të dhjeta në gjimnaz. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook mënyrën si kryhet regjistrimi dhe sipas tij bëhet brenda 1 minute.

Tre janë hapat që duhet ndjekur, e para përzgjedhja e shkollës 9-vjeçare që nxënësi ka frekuentuar. E dyta, sistemi shfaq gjimnazin që i takon shkollës ku ke kryer arsimi bazë dhe e treta duhet bashkëlidhur dëftesa e lirimit.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

E-Albania me një modul të ri për regjistrimet në gjimnaze

Klasa e dhjetë nis ndryshe këtë vit

Regjistrimi kryhet në më pak se 1 minutë.

  1. Përzgjedh shkollën 9 vjeçare që ke frekuentuar
  2. Sistemi shfaq gjimnazin që i takon shkollës ku ke kryer arsimi bazë
  3. Bashkëlidh dëftesën e lirimit dhe kaq

Kliko Dërgo

e-Albania ju uron suksese 🤝 dhe vit të mbarë shkollor!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *