E ardhmja e Bajramit në ajër, e konfirmon edhe trajneri: Shpresojmë që merkatoja të na e lërë këtu


















Nedim Bajrami nuk e di ende se në radhët e cilës skuadër do të vazhdojë këtë sezon. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare luajti sot ndeshjen e parë të edicionit në Serinë A me Empolin, por emri i tij vazhdon të diskutohet si një përforcim i Fiorentinës.

nedim-bajrami-empoli-1634131704-72757

Edhe trajneri i Empolit, Paolo Zaneti, ka pranuar se nuk ka ende siguri sa i përket të ardhmes së futbollistit të përfaqësueses shqiptare.

“Shpresojmë që merkatoja të na lejojë të mbajmë Bajramin, por nëse nuk do të jetë kështu, do ta zëvendësojmë”, theksoi tekniku i Empolit i cili vazhdimisht i ka bërë thirrje publike klubit që të mos lejojë largimin e futbollistit shqiptar gjatë verës.

Megjithatë, Fiorentina insiston që të ketë futbollistin dhe nëse do të plotësojë kërkesën e Empolit duke paguar rreth 10 milionë euro, Bajrami shumë shpejt do të zhvendoset drejt Firences.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.