E ardhmja e Edi Rejas në ajër, kontratës së tij i mbeten edhe pak muaj








Kontrata e trajnerit Edoardo Reja me stolin e Kombëtares shqiptare skadon në qershor të vitit 2022. Me shumë mundësi këto eliminatore do të jenë të fundit për Rejën nën drejtimin e Shqipërisë.

Edi Reja

Italiani u ul në stolin kuqezi më 17 prill të vitit 2019 pas largimit të Panuçit. Në krye të stolit të Kombëtares shqiptare, Reja numëron 25 ndeshje të drejtuara ku deri tani regjistron një bilanc pozitiv me 12 fitore, 4 barazime, 9 humbje. Në këto kualifikuese ai arriti të grumbullonte edhe një rekord pikësh, ku janë edhe dy ndeshje për t’u luajtur, por nga ana tjetër shanset për të kapur vendin e dytë janë zbehur.

Pas ndeshjes së fundit ai deklaroi së është krenar për skuadrën e tij, pranoi gjithashtu edhe gabimet në zëvendësime, ku mund t’i realizonte më shpejt. Kanë ngelur edhe dy ndeshje në këto eliminatore dhe pastaj pritet të shohim se çfarë do të ndodhë më trajnerin pasi edhe mosha e tij shihet një arsye për të mos rinovuar.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *