E ardhmja e Zidanit dhe revolucioni, java vendimtare për Realin






Reali i Madridit po mendonte për revolucionin që në muajin mars dhe nuk kishte rëndësi se çfarë do të ndodhte në fundin e sezonit. Florentino Perez e konfirmoi diçka të tillë dhe tani është momenti për të marrë vendimet e duhura. I pari dhe më i rëndësishmi ka të bëjë me trajnerin Zinedin Zidan. Rregulli i pashkruar është se trajneri që nuk fiton asgjë në këtë skuadër duhet të shkarkohet. Ky Real nuk fitoi gjë dhe diçka e tillë nuk ndodhte që prej vitit 2010. Zidan ka edhe një vit kontratë.

zidan

TRAJNERI MERR KOHĂ‹ â€“ Dyshimet e Zidanit dhe pĂ«r Zidanin kanĂ« ekzistuar, pavarĂ«sisht se mes klubit dhe trajnerit ka respekt absolut. ShumĂ« zĂ«ra brenda Realit mendojnĂ« se ndryshimi duhet tĂ« fillojĂ« me trajnerin. PĂ«r momentin, ai Ă«shtĂ« larguar nga Madridi dhe do tĂ« qĂ«ndrojĂ« njĂ« javĂ« larg, pĂ«r tĂ« menduar tĂ« ardhmen e tij. Kur tĂ« rikthehet do tĂ« ketĂ« njĂ« vendim pĂ«rfundimtar. Reali i Madridit ka nevojĂ« pĂ«r para qĂ« tĂ« bĂ«jĂ« blerje tĂ« mĂ«dha, duke nisur nga KiliĂ« Mbape.

Të gjithë lojtarët mund të jenë të transferueshëm dhe Reali do të dëgjojë oferta si për talentet ashtu edhe për lojtarët e rëndësishëm. Edhe Hazard është në listë. Largimi i Serxho Ramosit duket një fakt i kryer. Nuk ka akord dhe asnjë lëvizje nga lojtari dhe nga klubi. Skuadra ofron 1 vit, Ramos do 2. Situata e Varanit gjithashtu të bën të mendosh për një largim të mundshëm. Nuk ka rinovuar dhe vitin tjetër mund të largohet me kosto 0 si Ramosit. Edhe situata e Vaskezit është e pakuptueshme. Mesfushori nuk ka rinovuar ende dhe mund të ikë si lojtar i lirë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *