“E ardhmja? Kur të kem diçka të re…”, flet Serxho Ramos: Pyesni trajnerin, unë jam gati gjithmonë

SHPËRNDAJE

Serxho Ramos nuk bën polemika dhe thotë se e pranon vendimin e trajnerit për të qëndruar në stol. Ai thotë se është i lumtur në çdo moment që zbret në fushën e lojës.

RAMOS 1

NË STOL – “Është gjithmonë e rëndësishme që të grumbullojmë sa më shumë pikë për të arritur objektivin. Unë jam i kënaqur që luaj me kombëtaren, qoftë një minutë,qoftë një pjesë loje. Nuk është vendimi im, por i trajnerit”.

FORMA – “Pak nga pak po gjej ritmin pas një mungese të gjatë në fushat e lojës. Trajneri ka qenë shumë i qartë me mua. Por ,sa herë flitet për mua, gjithçka del jashtë kontekstit. Realiteti është një dhe këtë e tha trajneri. Kur do të jem titullar, do të luaj me shumë kënaqësi, ashtu siç më takon të luaj edhe pak minuta në fund. E rëndësishme është të luaj”.

E ARDHMJA – “Unë kam qenë i qartë. Nuk ka asgjë të re. Jam i përqendruar për të bërë mjaft mirë me kombëtaren dhe skuadrën. Për një javë do të luajmë thuajse të gjithë sezonin dhe kam dëshirë që të ndihmoj Realin. Shpresoj që të marrim rezultate pozitive. Jam i përqendruar të luaj dhe të jap kontributin tim. Pjesa e së ardhmes nuk më përket mua. Kur të kem diçka të re do ta komunikoj”.

PANORAMASPORT.AL





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *