E bija 15-vjeçare u vetëvar në pemë disa muaj pasi u abuzua s*ksualisht nga pastori, babai priti 10 vite për të marr hak! Si organizoi ekzekutimin e p*rdhunuesit të vajzës së tij

e bija 15 vjecare u vetevar ne peme disa muaj pasi u abuzua sksualisht nga pastori babai priti 10 vite per te marr hak si organizoi ekzekutimin e prdhunuesit te vajzes se tij

































Ai priti rreth 10 vite për të marrë hakun e vajzës së tij 15-vjeçare, e cila u përdhunua nga një pastor në vitin 2007 dhe disa muaj pas abuzimit vrau veten. Adoleshentja u gjet e varur në një pemë më 6 janar 2008.

abuso-violenza-minorenne-1050x590

Autori i përdhunimit ishte Giuseppe Matarazzo, i cili u dënua me 11.6 vite burg dhe u lirua nga qelia në vitin 2018 pasi vuajti 9 vite në qeli.

Por, pas daljes nga burgu pastori 45-vjeçar u ekzekutua nga dy persona të armatosur para shtëpisë së tij më 18 korrik 2018.

Dhe sipas prokurorisë italiane, porositësi i vrasjes së pastorit është Lucio Iorillo, i cili akuzohet se kreu krimin për të marrë hakun e vajzës së tij.

Të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e pastorit janë Giuseppe Massaro dhe Generoso Nasta.

Dy autorët, me precedentë të mëparshëm penalë, kanë marrë makinën dhe armët, dhe kanë shkuar në banesën e pastorit. Dy të dënuarit, të cilët nuk mbanin maska, qëlluan në drejtim të tij 5 herë me pistoletë duke e lënë të vdekur.

Sipas Prokurorisë italiane, Iorillo ka organizuar vrasjen dhe i ka paguar një shumë të madhe parash, rreth 20 mijë euro autorëve të krimit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts