
Eksploruesja 31-vjeçare, Speleologia Ottavia Piana, e cila u bllokua në një shpellë të thellë prej 150 metrash në provincën e Bergamos të Italisë, u shpëtua sot nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Sipas mediave italiane, operacionet e shpëtimit kanë qenë të vështira, kjo edhe sepse e reja kishte një këmbë të thyer, tek e cila edhe ishte operuar 9 vite më parë.
Shpresa ishte për ta nxjerrë mbrëmë, por kushtet e përkeqësuara të motit nuk e lejuan dhe gjithçka u shty për sot. Madje shpëtimi i saj është përcjellë edhe me foto nga i gjithë aksioni. Sipas ekspertëve, shtegu brenda shpellës nuk konsiderohet veçanërisht kompleks dhe mund të ecësh edhe në këmbë. Por problemi është se thyerja e bëri gjithçka më të komplikuar për Ottavian, e cila ishte përpjekur të hapte një rrugë të re.
Nuk është ende e qartë nëse ajo u plagos sepse u rrëzua nga një mur apo pasi u godit nga një gur që ra në këmbën e saj.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al