E BUJSHME/ Dibala i “shkel” syrin Milanit, argjentinasi refuzon Interin dhe Marotën









E çuditshme, por e vërtetë Dibala mund të transferohet te Milani.

DIBALA

Një lajm i raportuar sot nga e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” ku thonë se ylli argjentinas do të preferonte të vishte fanellën kuqezi sesa atë zikaltër pavarësisht se aty është personi që e solli te Juventusi dhe e adhuron, Bepe Marota.

“La Joya” do t’i përshtatej skemave të Stefano Piolit, por problemi i vetëm janë kërkesat e tij të larta ekonomike, ku Milani maksimumi mund t’i ofrojë një kontratë me 4,5 milionë euro në sezon.

Zgjedhje për t’u vlerësuar në detaje, por ndërkohë 28-vjeçari i ka “shkelur” syrin Milanit. Dibala përmes agjentëve të tij ka bërë të qartë se është i gatshëm të flasë dhe tani topi është në këmbët e Maldinit, Masarës dhe Gazidhisit.

Më pas do të jetë në dorën e Eliotit të japë fjalën e fundit në nivelin ekonomik, sepse në planin teknik operacioni duket i padiskutueshëm.

Numri “10” i Juventusit do të vinte me parametra zero ku do të ishte një përforcim i madh për sulmin e Piolit, ndoshta dhurata e duhur për kualifikimin në Champions, ku tashmë është praktikisht e sigurt.

Dibala aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Juventusit është aktivizuar gjithsej në Serinë A në 22 ndeshje nga ku ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar dhe 5 asiste për shokët e skuadrës. PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.