E BUJSHME/ Dinamo pa “frena”, në skenë del edhe fantazisti që ka luajtur në grupet e Europa League








Afrimet e 16 lojtarëve në merkaton e verës duket se ende nuk mjaftojnë për të kompletuar Dinamon e Bledi Shkëmbit. Emri më i fundit që po qarkullon si përforcim i mundshëm i bluve të kryeqytetit është ai i mesfushorit 32- vjeçar, Donjet Shkodra, i cili është një njohje e vjetër e kampionatit shqiptar, teksa është aktivizuar edhe në grupet e Europa League me fanellën e Skënderbeut, 4 vite më parë.

Donjet Shkodra

Fantazisti nga Prishtina ka qenë më parë pjesë e Flamurtarit, Kukësit dhe Skënderbeut në Superiore, ndërsa në tri vitet e fundit është aktivizuar në Kazakistan me klube si Shahktjor Karagandi, FC Zhetysu dhe Atyrau.

Mirëpo, pas për fundimit të sezonit, Shkodra ka dalë lojtar i lirë, pasi nuk e ka rinovuar marrëveshjen me klubin Atyrau, ku luajti vetëm 9 ndeshje gjatë këtij viti. Për herë të fundit, mesfushori ka qenë në fushë më 12 qershor, në takimin Aktobe-Atyrau 1-0. Tashmë, Dinamo pret një përgjigje përfundimtare nga Shkodra, i cili duket i dyzuar për t’u rikthyer në Superiore, pasi ka edhe oferta nga klube të kampionateve të tjera.

Shkodra Donjet

Mediat kosovare kanë raportuar se lojtari që shquhet për goditjet nga distanca ka qenë afër një marrëveshjeje me klubin e Gjilanit, por me sa duket oferta e këtyre të fundit nuk e ka bindur Shkodrën.

st

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit. Ndërkohë, vlen deri më tani klubi ka prezantuar lojtarë si Patrik Bardhi, Dorian Kërçiku, Marin Abazaj, Enis Gavazaj Rimal Haxhiu, Xhuljano Skuka, Aleksandar Sofranak, Aleksandar Isaevski, Goran Siljanovski, Besir Demiri, Agim Ibraimi dhe Lorenco Hasani, ndërsa do të zyrtarizohen edhe Romeo Harizaj, Stefen Çinedu, Lancinet Sidibe dhe Eni Imami.

A.DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *