E bujshme/ E konfirmon vetë luftëtari, MekGregor kërkon të blejë klubin e madh europian






Luftëtari i UFC, Konor MekGregor është shprehur në rrjetet sociale se ka hyrë në bisedime të avancuara për tu bashkangjitur si aksioner në klubin skocez të Sëltikut.

mekgregor

32 vjeçari i cili tanimë shfaqet rrallë në oktagon për të luftuar pasi synimet e tij për të ardhmen janë drejt biznesit, ju përgjigj një fansi i cili e pyeti në “Twitter” për planet e tij. Një ndër klubet që irlandezi shfaqi interes ishte dhe Mançester Junajtid, teksa lajmi u prit me bujë nga të gjithë sportdashësit.

“Është zhvilluar një bisedë më Sëltikun për tu bërë aksioner i klubit. Jam sinqerisht shumë i interesuar që të bashkohem me një klub për disa arsye. Të dyja, Sëltiku dhe Mançester Junajtid më pëlqejnë, por jam i hapur. Ndjej që mund të bëj gjëra të mëdha për një klub”, shkruan luftëtari irlandez.

MekGregor është bërë mjaft i pasur me ndeshjet e tij në UFC, teksa në ndeshjen ndaj boksierit Floid Mejuedhër arriti të fitonte shumën e 100 milion dollarëve.

ufc

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *