E BUJSHME/ E treta, e vërteta! Reali përgatit ofertën 200 milionë euro për Mbapen





Dy orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Kilian Mbape.

mbapja

Ylli francez u bë protagonist absolut mbrëmjen e djeshme dukë i shënuar një dopietë Reimsit, por e gjithë vëmendja është tek Real Madrid. Pas tratativa u quajt e mbyllur, PSG-ja hapi sërish negociatat dhe këtu flitet se ka ndërhyrë familja mbretërore që zotëron klubin.

Realit iu refuzua oferta e parë prej 160 milionë eurosh, oferta e dytë prej 170 milionë eurosh dhe 10 milionë eurosh u la pezull disi, ndërsa drejtuesit madrilen po punojnë për sulmin e fundit.

Sipas “Sky Sports”, Reali po përgatitet për një ofertë prej 200 milionë eurosh, nga të cilat 170 milionë për blerjen dhe 30 milionë bonuse. Një ofertë e çmendur kjo për Mbape i cili është shumë afër transferimit në Madrid në këto orë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *