E BUJSHME/ E zbulon media e njohur italiane, të gjithë të çmendur pas talentit shqiptar! 5 klube Europiane “big” interesohen për të












Një lajm i bujshëm ka qarkulluar ditën e sotme në mediat italiane. Bëhet fjalë për talentin Roko Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, që po shkëlqen te akademia e Sëlltikut në Skoci. Sipas “Tuttomercatoweb”, për 17-vjeçarin kanë shfaqur interes plot 5 klube të mëdha Europiane. Bëhet fjalë për Milanin, Juventusin, Arsenalin, Sitin dhe Romën.

rudi vata roko

Roko së fundmi ka shënuar kundër Fulhemit dhe Lajpcigut, në Ligën Europiane të të rinjve, duke rënë ndjeshëm në sy me talentin e tij.

 roko vata selltik

Vata është mesfushor ofensiv dhe ka kontratë me ekipin skocez deri në vitin 2024, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth dy milionë euro. Për ekipin e dytë të Sëlltikut,  17-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim në 11 paraqitje këtë edicion.

Roko Vata është pjesë e Përfaqësueses U18 të Irlandës, shtet ku ka lindur dhe nëna e tij, e cila është gjithashtu dhe bashkëshortja e Rudi Vatës. Gjithsesi ekziston mundësia që talenti 17-vjeçar në të ardhme të zgjedhë Kombëtaren shqiptare…

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *