E BUJSHME/ E zbulon zv.presidenti! Arrihet akordi, Zhoze Murinjo pritet të drejtojë dy futbollistë shqiptarë

e bujshme e zbulon zv presidenti arrihet akordi zhoze murinjo pritet te drejtoje dy futbolliste shqiptare































Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat turke. Portugezi Zhoze Murinjo, pritet të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku luajnë dy shqiptarë, Muçi dhe Rashica.  

joseee-780x439

Negociatat thuhet se janë duke ecur mirë, aq sa Mourinjo në ditët në vijim do të takohet me përfaqësuesit e asaj e skuadrës së tij të ardhshme. 

Lajmi është konfirmuar edhe nga zv.presidenti i Beshiktashit, Jyçel, i cili në një deklaratë të dhënë së fundmi u shpreh:  

“Detajet ekonomike janë zgjidhur. Ne do të shkojmë në Itali javën e ardhshme dhe do të takohemi me Murinjon ballë për ballë. Nëse gjejmë një marrëveshje, do ta këshillojmë që të përfshijë Kuarezman në stafin teknik. Nuk do të krijojë një barrë financiare për Beshiktashin, ne mund ta menaxhojmë atë me sponsorin”, deklaroi zv.presidenti.  

Në rast se Murinjo merr drejtimin e Beshiktashit, atëherë kjo do të ishte një mundësi fantastike për dy futbollistët shqiptarë Milot Rashica dhe Ernest Muçi, që të zhvillohen nën urdhrat e njërit prej trajnerëve më të mirë të të gjitha kohërave. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts