E BUJSHME/ FIFA nuk i dha leje të debutonte me Shqipërinë, dy klubet e Serisë A kërkojnë Nedim Bajramin



Nedim Bajrami vetëm pak ditë më parë mori pasaportën shqiptare, teksa ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren kuqezi për të ardhmen, duke u larguar nga Zvicra, ku ka luajtur për ekipin e 21-vjeçarëve.

nedim bajrami

Fantazisti 22-vjeçar po zhvillon një sezon shumë të mirë në Itali, ku aktivizohet me skuadrën e Empolit, e cila militon në Serinë B. Për shkak të formës shumë të mirë që po kalon një gjurmët e futbollistit shqiptar janë vënë 2 ekipe të Serisë A. Sipas asaj që shkruan “EmpoliChannel”, Atalanta dhe Sampdoria ndjekin me kujdes futbollistin. Bajrami pëlqehet shumë nga drejtuesit e të dyja ekipeve, të cilët po mendojnë strategjinë për ta afruar në verë.

Bajrami ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën, duke dhënë disa asiste dhe duke shënuar edhe gola. Pikërisht për këtë arsye, trajneri i Kombëtares, Edi Reja e kërkoi me ngulm te Shqipëria, por pavarësisht se u stërvit me kuqezinjtë, nuk erdhi leja për t’u aktivizuar në ndeshjet eliminatore.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *