Sulmuesi i Borusia Dortmund, Erling Haland, duket se është më afër se kurrë transferimit te Mançester Siti, me këta të fundit që pranuan kushtet e kërkuara nga norvegjezi.
500 mijë paund në javë që do të shkojnë në llogaritë e sulmuesit, nëse Haland hedh firmën në kontratën e dhënë nga sheikët.
Gjithashtu Siti është gati të paguajë dhe 63 milionë paund për norvegjezin, duke mposhtur kështu konkurrencën e klubeve të tjera si: Real Madrid, Barcelona apo PSG.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al