E BUJSHME/ Jo vetëm Çalhanoglu, Interi dëshiron dhe liderin e Milanit






Pas Hakan Çalhanoglusë, Interi duket se synon të marrë një tjetër nga protagonistët e rikthimit në Champions të Milanit. Xhuzepe Marota, administratori dhe njeriu i merkatos së Interit, ka në plan të sjellë në “Appiano” mesfushorin Frenk Kesi.

KESI

Mesfushori afrikan është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kuqezinjve, duke dhënë një ndihmë të madhe për rikthimin në Champions, falë 13 golave të realizuar. Ai që njihet ndryshe edhe si “Presidenti” nga shokët e skuadrës, po gjen vështirësi për sa i përket rinovimit të kontratës me 7 herë kampionët e Europës.

Sipas “SportMediaset”, lojtari duket se nuk është dakord me pagën që fondi “Elliott” i ofron, 4.5 milionë euro në sezon, pasi sipas Kesit është larg standardeve të tij. Mesfushori pretendon të paktën edhe një milion më shumë, 5.5 milionë në sezon. Kontrata i skadon në qershor 2022 dhe skenari që milanistët përjetuan me Çalhanoglunë këtë vit, rrezikohet të përsëritet edhe me Kesin, një tradhti, që për popullin kuqezi do të ishte e tepërt, për më shumë me parametër zero.

Marota tani është në pritje duke vëzhguar nga larg situatën, gati për të bërë goditjen vendimtare për lojtarin. Kesi, në fakt, po studion edhe ofertat nga jashtë Serisë A, në mënyrë që të mos u thyejë zemrat tifozëve të Milanit, duke parë edhe faktin se për ta ai konsiderohet si një legjendë e klubit.

ÇËSHTJE PARASH

Ardhja e mundshme e Kesit tek Interi mund të trazojë ekuilibrat në mesfushën zikaltër, me disa nga titullarët që mund ta çojnë zërin për sa i përket edhe rrogës që lojtari i kombëtares së Bregut të Fildishtë mund të marrë nga presidenti Stiven Zhang.

Pesë milionët e Çalhanoglusë kanë bërë që disa nga senatorët e klubit të shprehin pakënaqësi për faktin se turku është bërë “papritur” lojtari më i paguar i repartit të mesfushës.

Kesi goli

Kjo gjë mund të nisë dhe të shkaktojë edhe xhelozi brenda grupit, duke prishur edhe më tepër harmoninë edhe pas shkarkimit të ish-trajnerit Antonio Konte dhe titullit kampion që erdhi në shtëpi pas 11 vitesh.

Prandaj, sikur të mos mjaftonte çështja “Kesi”, e cila do të vazhdojë të jetë në rend të ditës në “Appiano”, mjafton paga e Çalhanoglusë për të bërë Marselo Brozoviçin të parin për të vënë me shpatulla pas murit drejtuesit e klubit.

Mesfushori kroat, teksa ndien frikën e vendit të titullarit pas firmës së Çalhanoglusë, por edhe bisedimeve të hapura për Kesin, ka dalë në kundërsulm duke kërkuar rinovimin me rritje rroge dhe duke kaluar nga 3.5 në të paktën 5 milionë euro neto, sa ç’është edhe paga e ish-fantazistit kuqezi. Me pak fjalë, sivjet pritet një verë shumë e nxehtë tek Interi, pas tërmetit të shkaktuar nga Antonio Konte me dorëheqjen e tij.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *