E bujshme! Juventusi kthen sytë nga Nedim Bajrami për të zëvendësuar Kiezën e dëmtuar








Nedim Bajrami është kthyer shumë shpejt në një personazh shumë të diskutuar në futbollin italian. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare po paraqitet shumë mirë në radhët e Empolit që në vitin e tij të parë në elitën e futbollit italian dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. Por pakkush priste që një nga këto klube të ishte edhe Juventusi.

bajrami

Klubi bardhezi ka aktualisht probleme sa i përket repartit të avancuar, me Moratën që kërkon të largohet, Dibala që nuk po rinovon e Kuluisevskin i cili nuk hyn të preferencat e Alegrit. Dëmtimi i Federiko Kiezës ka shkatërruar çdo plan që kishin bardhezinjtë, të cilët tashmë duhet të kërkojnë alternativa të tjera për fazën ofensive.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, edhe Nedim Bajrami hyn mes alternativave që po shqyrtohen nga bardhezinjtë që në merkaton e janarit. Empoli nuk do të heqë dorë lehtë nga lojtari, por Juventusi aktualisht duket në emergjencë të plotë dhe është gati të bëjë edhe sakrifica financiare për të plotësuar radhët me futbollistë cilësorë të cilët të ndihmojnë fazën ofensive e cila aktualisht nuk është në formën më të mirë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.