E BUJSHME/ Në bisedime të avancuara, Rei Manaj pranë akordit me skuadrën e Serisë A





Rei Manaj ka shkëlqyer me fanellën e Barcelonës në fazën përgatitore ku spikati duke realizuar 4 gola në dy ndeshje.

manaj

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u shpërblye duke u federuar me ekipin e parë të katalanasve, por mesa duket Barcelona dëshiron një numër 9 të ri në skuadër dhe do të duhet të heqë dorë nga sulmuesi shqiptar.

Sipas gazetarit italian dhe njëkohësisht ekspertit të merkatos, Fabricio Romano ka deklaruar se Barcelona është në bisedime të avancuara me Specian, dhe se marrëveshja mund të konkretizohet në orët në vijim:

“Barcelona është në bisedime të avancuara për të shitur Rei Manajn tek skuadra italiane Specia. Marrëveshja pritet të përfundojë në orët e ardhshme. Barça po kërkon një numër 9 të ri që do të nënshkruajë para përfundimit të merkatos.”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *