E bujshme/ Në formë të shkëlqyer, talenti shqiptar nominohet për lojtarin e vitit

e bujshme ne forme te shkelqyer talenti shqiptar nominohet per lojtarin e vitit































Paraqitjet mbresëlënëse të yllit të Kosovës, Edon Zhegrova po fillojnë të shpërblehen në Francë.

111

Talenti dardan po kalon një sezon fantastik në kampionatin francez me Lilën, ku janë shumë afër sigurimit të një “bilete” Europiane për sezonin e ardhshëm, respektivisht për në Ligën e Kampionëve.

Lilë qëndron në pozitën e katërt në Ligue 1 me 55 pikë, katër pikë më shumë se Nisë në vendin e pestë. Zhegrova ka arritur të bëjë 44 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon me Lilë, duke regjistruar 11 gola dhe nëntë asistime mbi emrin e tij.

Këto statistika dhe paraqitjet e tij tani po shpërblehen, pasi që Edon Zhegrova është nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në Francë.

Ylli i Kosovës është në garë me Kilian Mbapen e Ousmane Dembelen e PSG-së, Obamejang të Marsejës e Lis-Melou të Brest.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts