E BUJSHME/ Në Itali e cilësojnë si Zidanin e ri, zbulohen klubet “big” që kërkojnë Bajramin

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim bajrami, po merr elozhe të shumta në Itali. Mediat vendase tashmë i kanë vendosur një titull të ri 22-vjeçarit.

Empoli 15/08/2021 - Coppa Italia / Empoli-Vicenza / foto Image nella foto: Nedim Bajrami PUBLICATIONxNOTxINxITA

“Një talent nga Seria A ka fituar pseudonimin “Zidani i ri” dhe shumë skuadra tashmë kanë lëvizur për ta marrë atë. Sigurisht që mesfushori i ri ka shumë për të na provuar, por rruga që ai ka zgjedhur duket se është e duhura. Ekipi që ai luan po shpreson shumë te ai, por nëse një ofertë e rëndësishme do të vinte , lojtari mund të largohet menjëherë” shkruan media italiane “CALCIOPOLIS”, duke e cilësuar shqiptarin si një Zidan i ri.

Gjithashtu kjo media ka zbuluar dhe cilat ekipe janë vënë në ndjekje të Bajramit. Tre emra të mëdhenj të futbollit italian janë në kërkim të shërbimeve të shqiptarit.

Napoli dhe Lacio duket se kanë hyrë në garë, por dhe Fiorentina nuk mbetet pas, me ekipin “vjollcë” që po përpiqet të ngrejë një skuadër pretendente për të arritur Europën.

Gjithsesi Bajrami mendjen e ka vetëm te Empoli për momentin dhe do të ndihmojë skuadrën e tij për të arritur objektivat që kanë dhe për tu rritur akoma dhe më shumë si lojtarë.

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.