E bujshme, Karim Benzema do të jetë pjesë e kombëtares së Francës në EURO 2020. Lajmi është publikuar nga “Leparisien” që konfirmon se sulmuesi i Real Madridt do të përfshihet në listën e trajnerit Didier Deshamp.
Sulmuesi i Realit, ishte përjashtuar në vjeshtën e vitit 2015, për shkak të një videoje me pullë të kuq të Valbuena, të cilit i ishte bërë shantazh më pas për të përfituar para.
Sezoni fantastik i Benzemasë me madrilenët, duket se ka joshur drejtuesit e Federatës Franceze të futbollit që të ndryshojnë mendim. Mediat franceze kanë raportuar se së fundmi ka patur një takim mes palëve dhe pritet që rikthimi i 33-vjeçarit të bëhet zyrtar në ditët në vijim.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al