E bujshme nga Franca, zbulohet orari kur PSG do të zyrtarizojë Leo Mesin










Në Francë nuk kanë dyshime, Leo Mesi do të nënshkruaj sot kontratën me gjigantët e PSG-së. Ky është lajmi i fundit që është duke qarkulluar, teksa gazetarja Veronika Brunati, nëpërmjet një postimi në “Twitter”, mëngjesin e ditës së sotme, shkruan se “Pleshti”, do të firmosë me PSG-në ditën e sotme, teksa në orën 10:00, klubi francez do të publikojë njoftimin për goditjen e madhe në merkato.

PSG-scaled

Pritet të shihet me mjaft kuriozitet nëse burimet e gazetares Brunati janë të sakta, ndërkohë që ekzaltimi i tifozërisë së PSG-së ka mbërritur në nivele të jashtëzakonshme pas arritjes së akordit mes klubit dhe sulmuesit.

Argjentinasi pritet të zgjedhë një mes numrit 30 ose 19 në klubin e ri. Por kjo ka pak rëndësi për ndikimin që do të ketë në marketing, sepse fanella e parë e Mesit në karrierë, pas asaj me Barcelonën, pritet të thyejë çdo rekord shitjeje.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *