E bujshme nga Italia! Interi kërkon yllin e kombëtares shqiptare të futbollit








Berat Gjimshiti është kthyer në një nga emrat më të vlerësuar në futbollin italian, teksa më në fund është konfirmuar si ëëj i paprekshëm në radhët e Atalantës. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare është një nga shtyllat e prapavijës së zikaltërve dhe nuk është aspak çudi që edhe ekipet më të mëdha po monitorojnë futbollistin shqiptar dhe janë vënë në ndjekje të tij.

gjimshiti inter

Përtej Adriatikut tashmë kanë filluar të qarkullojnë zëra për interesim konkret të Interit për Gjimshitin dhe për një plan të qartë se si do të mbërrijnë zikaltrit te futbollisti shqiptar. Raportohet se Atalanta mudn të jetë e interesuar për sulmuesin Andrea Pinamonti dhe Interi që zotëron kartonin e tij, mund ta sakrifikojë atë për një shkëmbim me Gjimshitin.

Ky i fundit shihet si një element shumë i vlefshëm për skemat e Inzagit, me tre mbrojtës qendre, sidomos duke marrë në konsideratë faktin se Stefan De Vraj pritet t’i japë lamtumirën klubit këtë verë duke u larguar si lojtar i lirë.

gasperini gjimshiti

Gjimshiti, tashmë 28-vjeçar, u transferua te Atalanta në janarin e vitit 2016, por vetëm pas huazimeve te Avelino dhe Benevento, u kthye në këtë klub dhe ka qenë protagonist në katër sezonet e fundit, duke rrëmbyer me forcë një fanellë titullari dhe duke qenë një nga futbollistë më të aktivizuar nga Gasperini.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.