E bujshme nga Italia/ Si dështoi kalimi i Diego Kostës në Serinë A për shkak të refuzimit të trajnerit








Merkatoja ka hyrë në një faze tepër të nxehtë! Një prapaskenë e bujshme është zbuluar së fundmi në mediat italiane. Sipas ekspertit të mirënjohur Alfredo Pedulla, skuadra e Bolonjës, kishte arritur marrëveshjen me Diego Kostën, por ka qenë trajneri serb Mihajloviç, i cili nuk ka dhënë konfirmimin duke bërë që transferimi të dështojë.

Diego Kosta

Mësohet se marrëveshja mes palëve ishte arritur, për një kontratë 2-vjeçare, nga e cila sulmuesi do të përfitonte 2.5 milionë euro, por sulmuesi 32-vjeçar nuk është preferuar nga Mihajloviç, që pëlqen më së shumti Marko Arnautoviç.

Pas dështimit të transferimit te Bolonja, 3 skuadra të tjera kanë dalë në skenë për Diego Kostën, i cili është lojtar i lirë. Ato janë Beshiktash, Lilë dhe Marseja.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *