E bujshme nga Turqia, ish-trajneri i Milanit gati të marrë drejtimin e skuadrës së portierit shqiptar










Skuadra turke e Adana Demirsporit po kërkon të bëjë një goditje të madhe duke tentuar të afrojë trajnerin e njohur italian Vinçenzo Montela.

Anceloti-Montela

Montela është pa punë që prej dhjetorit të vitit 2019, dhe për momentin drejtuesit e skuadre turke po tentojnë të bindin trajnerin italian të marrë drejtimin e skuadrës të sapongjitur në Superligë.

47-vjeçari ka një karrierë të pasur me skuadra italiane si Roma, Katania, Fiorentina, Sampdoria, Milani e Sevija duke e bërë një ndër trajnerët më me eksperiencë në Itali. Adana Demirspor u ngjit këtë sezon në ka bërë merkato serioze duke afruar sulmuesin Mario Baloteli, ndër ta dhe portierin shqiptar të Kosovës, Aro Muriç.

PANORAMASPORT.AL 

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *