E BUJSHME/ Nuk po rinovon me Interin, Milani fiton terren për mesfushorin titullar të zikaltërve








E bujshme ajo që po ndodh me dy skuadrat e Milanos. Skuadra kuqezi ka fituar terren sa i përket çështjes së Marselo Brozoviç i cili ende nuk ka hedhur firmën e tij për rinovimin e kontratës me zikaltërit.

brozovic

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, Milani e cila javët e kaluara nisi kontaktet me agjentin e mesfushorit kroat të Interit e ka marrë seriozisht këtë pistë ku sheh tek Brozoviç zëvendësuesin ideal të Kesisë i cili pretendon shumë me pagën e tij.

Javën e ardhshme administratori i deleguar dhe drejtori sportiv i Interit, Bepe Marota dhe Piero Ausilio pritet të takohen me të atin e lojtarit për rinovimin e kontratës së Brozoviç.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *