E BUJSHME/ Pirlo me “valixhe në duar”, projektohet rikthimi i madh në pankinë



Juventusi ka vendosur për të ardhmen e pankinës për sezonin e ardhshëm. Media e njohur italiane “SportMediaset” ka raportuar se klubi bardhezi ka vendosur se për pankinën e sezonit pasardhës do të ketë një rikthim të madh dhe të bujshëm, si ai i Masimiliano Alegrit.

alegri

Sipas medias së njohur italiane, Alegri i cili ka arritur të fitojë 5 herë kampionatin me “Zonjën e Vjetër” do të emërohet në drejtimin e skuadrës së Juventusit edhe nëse Pirlo arrin objektivin e pozicionimit në zonën Champions.

Tekniku 53-vjeçar nga Livorno është aktualisht pa klub pas lamtumirës së dhënë pikërisht nga Juventusi dy vite më parë.

Klubi torinez pas 33 javësh renditet në vendin e 4 në kampionat në kuotën e 66 pikëve po aq sa Napoli i vendit të tretë dhe Milani i vendit të pestë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *