E bujshme/ Pretendon se e përdhunoi 12 vite më parë, modelja i “bën gropën” Ronaldos: I kërkon 65 milion euro. Ja detajet e plota



Një ngjarje e ndodhur në vitin 2009, do ta përfshijë Kristiano Ronaldon në një betejë ligjore me një ish-modele e cila pretendon se portugezi e ka përdhunuar në po at vit në Las Vegas.

roni

Katrin Majorga, quhet modelja e cila i kërkon Ronaldos dëmshpërblimin prej 65 milion eurosh, ku 2 milion janë shpenzimet e gjyqit. “Daily Mirror” ka publikuar disa dokumente ku janë shkruar pretendimet e Majorgës e cila i bazon kërkesat e saj në akuzat e “dhimbje dhe vuajtje” dhe “dëmtime ndëshkuese”, të cilat sipas akuzës kapin shifrën e 65 milion eurove.

Kjo çështje ka nisur që në vitin 2016 ku Majorga së bashku më avokatët e saj hapi një padi civile ndaj yllit portugez në Las Vegas, por çështja u pushua me justifikimin se ish-modelja ishte e “paaftë mendërisht”.

RONALDO 9

Në vitin 2018 ishte vetë Ronaldo i cili në rrejtet sociale i mohoi akuzat duke shkruar “”Unë i mohoj vendosmërisht akuzat që më drejtohen mua. Përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon kundër gjithçkaje”, ishin fjalët e Ronaldos.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *