E BUJSHME/ PSG hap negociatat për shitjen e Mbape, zëvendësuesi i yllit francez është një… brazilian










Ëndërrat e Real Madrid tani gjejnë mbështetje edhe në Francë. Nëse më parë ishte vetëm shtypi spanjoll, AS mbi të gjitha, që insistonte për transferimin e bujshëm, tani edhe sipas RMC në Francë, PSG është gati të negociojë shitjen e Kilian Mbape.

mbappe-i-lumtur-1024x683

Sulmuesi francez refuzoi një propozim tjetër për rinovimin e kontratës, duke bërë që drejtuesit të arsyetojnë për mundësinë e mos humbjes me parametër zero të një ylli të futbollit botëror.

Në njërën anë është e sigurtë kokëfortësia dhe fuqia ekonomike e Al-Khelaifit, por në tjetrën, mos përfitimi i një euro të vetme nga lamtumira e një lojtari të paguar 180 milionë te Monako dhe i vlerësuar jo më pak se 140 pavarësisht një kontrate që skadon në qershor 2022, do të ishte kriminale. E në këtë këndvështrim, sipas radios “Monte Carlo”, klubi prestigjioz francez ka nisur të shohë përreth.

Dhe megjithëse emri që tërheq më shumë madhështinë pariziane është ai i Kristiano Ronaldos, hipoteza më realiste dhe taktikisht i vlefshëm për trajnerin Poçetino është braziliani Riçarlison i Everton, që vlerësohet 100 milionë euro.

ricarlison

Mbape, nga ana e tij, ka refuzuar një propozim pesëvjeçar me vlerë 35 milionë euro në sezon, paga e tretë më e lartë e skuadrës pas Mesit dhe Nejmar, në mënyrë që të shkojë në Madrid, ku ai do të ishte ylli i vërtetë dhe i vetëm.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *