
22:33 01/09/2021
Ky është momenti kur një vajzë e re, e cilësuar si “E bukura e Bagdadit” është vrarë brutalisht me thikë nga tre burra.
Nurzan Al-Shammari ishte duke u kthyer nga puna në këmbë kur u sulmua nga agresorët. Pamjet e sulmit kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe janë vërtetë të rënda. Aktivistë të shumtë kanë nisur protestat në mbarë vendin dhe kanë dënuar aktin makabër.

Vajza e re kishte refuzuar të martohej me kushëririn e saj, edhe pse, familjarët kishin kërkuar që ajo të martohej.
Mediat vendase, aludojnë se e reja është vrarë nga familjarët, pas refuzimit të kërkesës së tyre.
Mësohet se ajo ishte martuar edhe njëherë tjetër kur ishte 13-vjeçe.
Edhe asokohe ajo nuk dëshironte të martohej, por vullneti i prindërve ishte i kundërt dhe ceremonia u zhvillua.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al