E cilësoi Francën dështim nëse nuk fiton Europianin, Deshamp ironizon Murinjon: Kështu mendova dhe unë për Totenhemin, por…






Zhoze Murinjo në një deklaratë për mikrofonat e ‘’The Sun’’ favorizoi hapur Francën si kombëtarja pretendente për të fituar Kampionatin Europian që do të zhvillohet këtë verë.

shamp

Tekniku portugez tha se ‘’gjelat’’ kanë tre skuadra dhe nëse nuk do të fitonin do të cilësoheshin si dështim.

‘’Franca ka në dispozicion tre skuadra dhe nuk ka dobësi. Duhet të triumfojnë, përndryshe do të cilësohen si dështim’’, ishin fjalët e Murinjos.

Por nuk ka vonuar përgjigja e trajnerit të Francës, Didier Deshamp i cili në një intervistë për ‘’Telefoot’’ ironizoi Murinjon duke i kujtuar aventurën aspak pozitive në stolin e Totenhemit: ‘’Zhoze, unë mendova të njëjtën gjë për Totenhemin tënd, por gjërat nuk shkuan siç e prisja’’, ishin fjalët e teknikut francez.

Një luftë në distancë kjo midis dy teknikëve të njohur të cilët nuk e kursejnë ironinë ndaj punës së njëri tjetrit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *