“E çuditshme që gjithmonë më ikën zëri kur…”- Ministrja Muzhaqi dy këshilla të rinjve: Në Universitet bëni një shok ose shoqe që ditën e parë. Ja pse








Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi u ka dhënë dy këshilla të rinjve që do aplikojnë për në universitet si dhe atyre që do japin intervista për një vend pune.

Gjatë ceremonisë së dhënies së “Medaljes së Artë” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me 10 absolute, ministrja Muzhaqi tha se rrugëtimi tyre do ketë shumë sfida por kjo “s’duhet të jetë demotivim për ju”.

Kur them vështirësi e kam fjalën për disa prej jush që do aplikoni në universitete.

Jeta e universitetit është e vështirë, ka gjithmonë njerëz të rinj, vend i ri, mësime të reja kështu që patjetër do ju duhet kurajo e energji që tia dilni.

Dy këshilla kam unë. Këshilla e parë është që bëni një shok ose shoqe që ditën e parë sepse cdo gjë e vështirë apo rrugëtim i bukur duhet të kesh gjihtmonë dikë në krah se kjo e bën me të lehtë.

E dyta lidhet me mësimet, e di që jo gjithmonë mësimet janë interesante disa i keni më shumë qejf disa më pak, por ju këshhilloj që cdo lëndë ta shikoni mësuesin që jep këtë lëndë dhe e kuptoini nga vjen dhe ai e jua bën me të lehtë ta mësoni
e do e kuptoni më vonë si ajo lëndë futet në gjithë rrugëtimin tuaj të edukimit.

Dua të shkoj edhe pak më larg se një pjesë e kanë nisur universitetin, edhe në punësim do keni sfida asgjë nuk është e lehtë.

Por në sfida në aplikime intervista që do bëni dhe për të gjetur vendin që ju përshtatet më shumë apo ju i përshtateni, ditët e para do ju duket sikur ju japin punë që nuk janë edhe aq të vlefshme dhe që janë të thjeshta në dukje
por pas shumë vitesh kur ta sikoni sic e shoh dhe unë sot e kuptoni që ato punët në dukje janë shumë të rëndësishme janë thelbësore për procesin final.

Brezi juaj që e kam parë e takuar tashmë, kam vënë re që jeni shumë të guximshëm i shprehni mendimet tuaja pa asnjë drojë, mbajeni gjithmonë këtë veti tuajën“, tha ministrja.

Ndërkohë në nisje të fjalës së saj ministrja Muzhaqi tha se është giithmonë e emocionuar kur flet para të rinjve.

“Është e çuditshme dhe pse hera e dytë tashmë që e kam fjalën për të folur me nxënësit ekselentë gjithmonë më ikën zëri dhe emocionohem sa herë duhet t’ju flas”.

 

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *