“E çuditshme të shohësh Mesin me fanellë tjetër”, Laporta: Rikthimi i Leos te Barcelona? Nuk mbyll asnjë mundësi…





Presidenti i Barcelonës, Hoan Laporta ka folur në mikrofonat e “Esport 3” duke iu rikthyer edhe njëherë çështjes “Mesi”, ku deklaron se nuk mbyll asnjë hipotezë për një rikthim të mundshëm të tij:

laporta

“Ka të dhëna objektive që mund të përgjigjen. Ne u shtymë të nënshkruajmë marrëveshjen e re të La Liga dhe kjo çoi në atë që ndodhi.

Na vjen keq për atë që ndodhi me Mesin dhe ne jemi të zhgënjyer edhe sot ishte e veçantë ta shihja me një fanellë tjetër, kisha një ndjenjë të çuditshme.

Nuk është e këndshme të dish se ai luan për një ekip rival, por mendoj se për secilin prej nesh Mesi do të mbetet gjithmonë një lojtar i Barcelonës.

Me siguri ajo që ka ndodhur nuk është fundi që kemi dëshiruar për të dhe për Barcelonën. Rikthimi? Do ta shohim. Ne nuk mbyllim asnjë mundësi.”, përfundoi Laporta.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *