E dashura e fundit fotografohet me një unazë në gishtin e martesës, ja lista e femrave që “zbutën” zemrën e Vladimir Putin

e dashura e fundit fotografohet me nje unaze ne gishtin e marteses ja lista e femrave qe zbuten zemren e vladimir putin

Pavarësisht përpjekjet e Vladimir Putin për të mbajtur jetën e tij sentimentale larg vëmendjes së publikut, janë disa emrat të cilat kanë arritur prekur titujt e mediave për lidhje me presidentin rus.

E dashura e tij e fundit e supozuar është pikasur së fundmi në Moskë, ndërsa është fotografuar me një unazë martese në gisht.

Pamjet e fundit të Alina Kabaeva nxitën spekulime se ajo është martuar fshehurazi me Putinin. The Mirror ka bërë një përmbledhje të emrave të të dashurave të njohura të presidentit rus.

Alina Kabaeva

3 President Vladimir Putin Meets 2004 Russian Olympic Team

Muajin e kaluar u pretendua se atletja Alina Kabaeva, 38 vjeçe, ishte fshehur në një vilë të bukur zvicerane me fëmijët e saj që dyshohet se janë fëmijë edhe të Putinit.
Tani ajo është shfaqur sërish në publik, duke pozuar përkrah gjimnasteve me unazë në gishtin e martesës. Spekulimet për marrëdhënien e Putinit dhe Kabaeva nuk janë të reja, por ata kurrë nuk kanë njoftuar nëse kanë fëmijë së bashku apo jo.

Lyudmila Shkrebneva

Lyudmila Shkrebneva

Putin pranoi se kishte zakon të bënte jetën e një beqarti, derisa në jetën e tij hyri Lyudmila Putina e cila ndryshoi gjithçka.
Ata u takuan në qytetin e tyre të lindjes, Leningrad, tani Shën Petersburg, kur një mik i përbashkët e ftoi Putinin të shihte një shfaqje së bashku me disa vajza.
Thuhet se Putini e kishte mbajtur sekret faktin që ishte një agjent i KGB-së për pjesën më të madhe të miqësisë së tyre trevjeçare. Ata u martuan në korrik 1983.
Çifti kishte dy vajza, Mariya, e cila lindi në prill 1985 dhe Yekaterina, e cila lindi në gusht 1986.

Svetlana Krivonogikh

Svetlana Krivonogikh

Pothuajse 20 vjet më parë, Putin thuhet se kishte një fëmijë të jashtëligjshëm me sanitaren e shtëpisë së tij, e cila u shndërrua në dashnore.
Svetlana Krivonogikh thuhet se ka punuar në një nga komplekset e tij, vend ku edhe u krijua romanca mes tyre.
Luiza Rozova, 19 vjeç, e cila njihet edhe si Elizaveta Krivonogikh, u shfaq si fëmija i Putin disa vite më parë.
Adoleshentja tani është aksionere e një banke të madhe ruse, një nga gratë më të pasura të vendit me një pasuri financiare dhe pronësie të vlerësuar prej 74 milionë £.

Victoria Lopyreva

Victoria Lopyreva

Miss Rusia 2003 thuhet se ka magjepsur presidentin dhe ka qenë e dashura e tij e supozuar.
Ajo u bë ambasadore zyrtare e Kupës së Botës FIFA në 2018 përpara se të merrte një rol si drejtoreshë e konkursit Miss Rusia.
Zonja Lopyreva tani thuhet se është e lidhur me një rus të quajtur Igor Bularov.
Ajo gjithashtu u përfol se ishte në lidhje me ish-mesfushorin e Manchester United, Henrikh Mkhitaryan, pasi një foto e tyre u shfaq në internet.

(BlakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts