E dënuar me 65 vite burg si bashkëpunëtore e financierit amerikan, ‘dorëzohet’ mikja e Donald Trump dhe Clinton, e gatshme të zbulojë emrat e personave të përfshirë

Ghislaine Maxwell, ka vendosur që të tregojë emrat e tetë “Johns Does” e do t’ia lë në dorë gjykatës nëse do të vendosë për të publikuar apo jo emrat e tyre. Këtë deklaratë ajo e ka bërë nëpërmjet një letre drejtuar gjykatës.

Maxwell, vajza trashëgimtare e ish-botuesitt të tabloidit “The Daily Mirror” dhe deputetit britanik Robert Maxwell u dënua në dhjetor për rekrutim dhe trafikim të vajzave të reja, të cilat thuhet se u abuzuan seksualisht nga financieri amerikan Jeffrey Epstein, dashuria e saj prej shumë kohësh.

Ajo u konsiderua bashkëpunëtore e Epstein (i cili kreu vetëvrasje në burg në gusht 2019) dhe u shpall fajtore për pesë nga gjashtë pikat e akuzës kundër saj duke u dënuar me 65 vite burg nga një gjykatë federale e Nju Jorkut. Akuzat lidheshin me rolin e saj në abuzimin seksual të vajzave të mitura nga Epstein, nëpërmjet viteve 1994 dhe 2004.

Dokumentet, janë pjesë e një padie për shpifje që daton në vitin 2015, kundër Maxwell, të ngritur nga Virgina Roberts Giuffre, e cila pretendon se Jeffrey Epstein, abuzoi seksualisht me të ndërsa ajo ishte e mitur dhe Maxwell ishte bashkëpunëtorja e tij.

Avokati i Giuffre kishte paraqitur më parë një deklaratë të mërkurën, duke argumentuar që emrat të zbuloheshin.
Giuffre kishte akuzuar prej kohësh Epstein dhe të dashurën e tij, Ghislaine Maxwell, kjo e fundit tashmë e dënuar si trafikante seksi, se e kishin detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me familjen mbretërore, kur ajo ishte 17 vjeç.

Një gjë e tillë u zbulua nga padia e Giuffre ndaj Princit Andrew për abuzim seksual, të cilën ajo e kishte paraqitur më 9 gusht në Gjykatën Federale të Manhatanit, por që kjo akuzë u mohua ashpër nga Duka i Jorkut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.