E dhimbshme! 13-vjeçarja sakrifikon vetën për të shpëtuar motrën e saj nga mbytja në liqen

21:27 23/09/2021

Një vajzë 13 vjeç ka shpëtuar motrën e saj 10 vjeç pasi rrezikonte të mbytej në një liqen.

Nicole Sanders, 13 vjeç, ishte duke qëndruar mbi liqenin Ducklington në Witney, Oxfordshire duke mbajtur dorën e motrës së saj Teagan dhe një shoqeje tjetër, kur dyshemeja ku ato po qëndronin u rrëzua papritmas.

Adoleshentja luftoi dëshpërimisht për të mbajtur veten dhe kokën e Teagan mbi ujë, duke përdorur trupin e saj të vogël dhe gjithë fuqinë e saj, tha mamaja e saj për Mirror.

Njerëzit arritën të shpëtonin Teagan dhe fëmijën tjetër që rrëshqitën nën ujë gjatë incidentit tragjik në Korrik.

Njerëzit më vonë i thanë mamasë së saj Amanda se u deshën 25 minuta që vajza të gjendej, e vendosur në një parvaz 30 metra nën sipërfaqen e ujit. Ajo u shpall e vdekur në spital më vonë atë ditë.

Nëna e shkatërruar nga vdekja e vajzës kërkon që Liqeni Duckington të mbyllet në kujtim të vajzës së saj, pavarësisht kundërshtimit publik.

`Shkaku i vdekjes së Nikit nuk dihet zyrtarisht deri në një hetim më vonë këtë vit, por Amandës i është thënë se mushkëritë e saj ishin të mbushura me ujë dhe se ajo pësoi një arrest kardiak. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *