E diela e çmendur, e gjithë bota me sytë nga qyteti i shampanjës për… Mesin










Dita e diel do të jetë e veçantë për qytetin me 180 mijë banorë të Reims në Francë. Qyteza e vogël që njihet më shumë për katedralen dhe prodhimin e shampanjës, këtë radhë do të jetë në qendër të objektivit të mediave botërore për një ndeshje futbolli, ose më saktësisht për një debutim historik, atë të Lionel Mesit me PSG.

Mesi

Sipas të gjitha gjasave, ndeshja e të dielës në darkë do të jetë ajo ku argjentinasi do të bëjë debutimin e tij dhe për këtë arsye, interesimi për sfidën ndaj Reims është maksimal. Kjo kuptohet qartësisht që nga shitja e biletave për këtë ndeshje. Menaxheri i stadiumit të Reims, Aleksandre Zheanin, tregoi se biletat për këtë sfidë ishin shitur prej kohësh, edhe pa u ditur që do të ishte sfida e debutimit të Mesit.

6000 bileta ishin shitur që para zyrtarizimit të marrëveshjes së Mesit me PSG, kur ishin ende në diskutime. Kërkesat kishin ardhur nga gjithë bota, nga vende si Kili, India, Tajlanda, Egjipti apo Koreja e Jugut, me njerëz që i kishin blerë duke shpresuar që të shihnin Mesin duke luajtur në Reims.

Edhe prania e mediave është e jashtëzakonshme. Klubi kishte marrë kërkesa për 122 akreditime, përfshirë gazetarë nga “Forbes” apo “Washington Post”. Një interes kaq të madh kishte pasur për herën e fundit në vitin 2013. Atëherë ishte ndeshja kur Reims priste përsëri PSG-në, ku sapo kishte zbarkuar Devid Bekam.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *