E dielë takimesh për koalicionin e ri qeverisës

[embedded content]

17:40 03/10/2021

Krerët e SPD dhe CDU/CSU, negociata me të “gjelbrit” dhe liberaldemokratët

Kjo e dielë shënon 31-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë. Dita kombëtare e gjen këtë vend mes përpjekjeve të partive kryesore politike për të krijuar një koalicion të ri qeverisës, pas zgjedhjeve të 26 Shtatorit që shënuan fundit e epokës së Angela Merkelit.

E diela ka një axhendë të ngarkuar takimesh mes liderëve politikë. Kreu i socialdemokratëve Olaf Sholc zhvillon takime të veçanta me drejtuesit e liberaldemokratëve dhe “të gjelbërve”. Po ashtu liberaldemokratët takohen edhe me drejtuesit e kristiandemokratëve. Java që vjen është po ashtu e rëndësishme për bisedimet për formimin e qeverisë së re.

Më herët gjatë kësaj jave u takuan krerët e të “gjelbërve” dhe liberaldemokratëve, që konsiderohen si partitë kyçe për formimin e koalicioneve të reja. Këto dy parti kanë mospërputhje të theksuara në programet e tyre. Të gjelbërit duan rritje taksash për bizneset në favor të mbrojtjes së mjedisit, ndërsa liberaldemokratët duan t’i ulin.

Të dyja palët kanë megjithatë vullnet të mirë për të bashkëqeverisur,ndryshe nga vitet e kaluara. Gjasat janë më të mëdha që socialdemokratët e renditur të parët në zgjedhjet e fundit, të formojnë një qeveri me këto dy parti. Eksperienca ka treguar megjithatë se në Gjermani, jo gjithmonë partia e parë e formon qeverinë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *