“E dinim që teatrit do t’i ndodhte diçka e tmerrshme”

e dinim qe teatrit do ti ndodhte dicka e tmerrshme
e dinim qe teatrit do ti ndodhte dicka e tmerrshme

18:26 17/03/2022

Nga rrënojat e teatrit të bombarduar një ditë më parë nga forcat ruse në Mariupol raportohet se po dalin të mbijetuar. Pavarësisht pamjeve që tregojnë për shkatërrimin e kësaj ndërtese, duket se shumë civilë ishin strehuar në bodrum, që i rezistoi sulmit të së mërkurës.

BBC sjell dëshminë e Kate, një gruaje 38-vjeccare e cila për 10 ditë ishte strehuar pikërisht në atë bodrum së bashku me djalin e saj 17-vjeçar. Shtëpia e tyre, ashtu si shumë të tjera në qytetin e rrethuar, pati të njëjtin fat. U  shkatërrua nga sulmet ruse. Ndaj nënë e bir mendonin se teatri ishte një vend relativisht i sigurt.

Ata u vendosën në dhomat e errëta të godinës, korridoret dhe sallat e tij së bashku me dhjetëra familje të tjera. Disa gra, tha Kate, kishin me vete foshnje 4-5 muajshe.

Kate, e cila punonte në dyqanin e kopshtit zoologjik të qytetit u shpreh: “Në fillim ishte vërtetë e vështirë, sepse nuk kishim furnizim të mirëorganizuar ushqimor. Dy ditët e para të rriturit nuk kishin ushqim. Ne ua jepnim vetëm fëmijëve.”

Më pas ishin forcat ukrainase që mundën t’i dërgonin disa furnizime ushqimore.

Kate tregoi më tej se e prisnin që herët a vonë, forcat ruse do të godisnin edhe teatrin. Të gjitha ndërtesat rreth e rrotull tij ishin shkatërruar ose dëmtuar. “E dinim që do të duhej të largoheshin sepse diçka e tmerrshme do të ndodhte shumë shpejt”, shtoi 38-vjeçarja, e cila ishte larguar nga kjo godinë vetëm 1 ditë më parë.

Ndërtesa, e cila ndodhet në qendër të Mariupol, ishte kthyer në strehë për shumë civilë. Sergei Orlov, nënkryetari i Bashkisë tha se mbi 1200 persona kishin qenë në godinën e teatrit. Aktualisht mbetet e paqartë sa është numri i personave që janë evakuuar nga kjo godinë tashmë e rrënuar, ashtu sikurse edhe numri i viktimave./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts