E ëma e peshëngritësit Piro Dhima, 3 ditë e vdekur në oborr. Si krisi marrëdhënia e tyre pas martesës me gazetaren më të madhe në moshë








E ëma e peshëngritësit të njohur Pirro Dhima ka ndërruar jetë në oborrin e banesës së saj në zonën e Himarës.

pirro dhima

E ndjera dyshohet se vdiq rreth katër ditë më parë, ndërsa trupi kishte filluar të dekompozohej. Kanë qenë fqinjët e viktimës ata që kanë parë gruan të vdekur, duke lajmëruar urgjencën. Trupi i së ndjerës u gjet pranë kazanëve të rakisë në afërsi të banesës ku ajo kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës.

Mëngjesin e djeshëm, trupi i 75-vjeçares u transportua për në morgun e Spitalit të Sarandës. Burime nga ky spital bënë me dije se e ndjera kishte më shumë se 72 orë e vdekur dhe se ajo ka pësuar një sulm në zemër. Pranë morgut të Spitalit të qytetit kanë mbërritur dy djemtë e saj gjatë për të tërhequr trupin e pajetë.

FQINJËT: JETONTE E VETME

Fqinjët e së ndjerës kanë deklaruar se ajo jetonte prej vitesh e vetme. Një e moshuar deklaroi se me gruan kishte disa ditë që nuk kishte komunikuar dhe se ishte gjetur nga fqinjët. “Gjitonët e kanë gjetur. Kishte tri ditë. Jetonte vetëm”, tha një e moshuar, duke theksuar se shumica e banorëve në zonë janë të moshuar, ndërsa fëmijët e tyre i kanë jashtë.

Mediat greke shkruajnë se peshëngritësi Dhima po kalon momente të vështira, pasi nëna e tij, Eleftheria, ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare. Sipas tyre, peshëngritësi kampion bote dhe vëllai i tij, Odisea, pas humbjes së babait të tyre në vitin 2017, e kishin marrë të ëmën në Athinë, por ajo donte të jetonte në shtëpinë e saj në Himarë. Funerali për të ndjerën do të bëhet ditën e shtunë (2 tetor) në Himarë.

MARRËDHËNIE E FTOHTË

Çifti Viktor dhe Lefteri Dhima kanë rritur dy djemtë e tyre në Tiranë deri në shembjen e diktaturës komuniste. Më pas, Pirro Dhima u largua në drejtim të Greqisë duke “thyer” kufirin më 7 shkurt 1991, duke përfunduar në Athinë. Një vit më vonë ai fitoi nënshtetësinë greke, duke konkurruar kështu nën flamurin grek në Lojërat Olimpike Verore 1992.

Atje fitoi medaljen e artë në klasën 82.5 kg. Në Lojërat Olimpike Verore 2000 ai fitoi një tjetër medalje ari, këtë herë në klasën 85 kg. Kjo e bëri atë një nga tre peshëngritësit në atë kohë që kishte fituar tri medalje ari olimpike, duke i dhënë famë veçanërisht në Greqi. Më vonë, u zgjodh deputet nga radhët e partisë së majtë greke PASOK.

Gjatë qëndrimit në Greqi, Dhima u martua me një gazetare greke shumë vite më të madhe në moshë. Martesa “krisi” marrëdhënien midis tij dhe së ëmës. Mediat greke e kanë përshkruar raportin e tij me nënën të vështirë, për shkak të martesës me gazetaren e njohur, Anastasia Sdougou.

Gjatë intervistave, Piro Dhima rrallë e ka përmendur të ëmën, duke theksuar vazhdimisht se është rritur nga gjyshja. “Nuk jam me origjinë shqiptare! Unë jam grek brez pas brezi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët.

Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori të më rriste, sepse familja ime ishte e zënë me punë dhe kështu kam që foshnje në Himarë. Grua e mrekullueshme dhe e mençur”, thoshte Dhima disa muaj më parë. Aktualisht, ai jeton në Shtetet e Bashkuara, ku punon si trajner.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *