
09:37 27/06/2023
Një tjetër video e frikshme po qarkullon në rrjet ku një peshkaqen sulmon një peshkatar në Florida.
Në video shihet si peshkaqeni e tërheq peshkatarin dhe ai bie në ujë, por fatmirësisht arrin të futet sërish brenda varkës së tij.
Shark attack in the Florida Everglades! pic.twitter.com/SQoxemqvEw
— Animal Smackdown (@animalsmack) June 24, 2023
Peshkatari ka marrë një lëndim në dorë dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore të Jackson South nga personeli i shpëtimit në Miami-Dade. Ende nuk dihet si është gjendja e tij shëndetësore dhe po ashtu lloji i peshkaqenit që e kafshoi.
Në këtë zonë, mësohet se jeton një peshkaqen grabitqar me madhësi mesatare dhe që konsiderohet i rrezikshëm./tvklan.al