E frikshme! Tigri ha 41-vjeçarin në tualet, i gjenden vetëm rrobat dhe të brendshmet e përgjakura

10:30 23/08/2021

Një tigër besohet se ka sulmuar dhe plagosur një burrë para se të futej sërish në pyll dhe kjo ka frikësuar vendasit.

Mikhail Shabaldin, 41 vjeç, po punonte në një fshat të largët rus dhe pasi shkoi në tualet, u zhduk.

Gjurmët e tigrit u gjetën në vendin e ngjarjes në Khabarovsk, rajoni lindor që kufizohet me Kinën.

Kur shoku i tij hyri në tualet, u tmerrua nga pamja e frikshme që ka. Copat e letrës ishin të shpërndara nëpër vend, rrobat e burrit ishin të përgjakura së bashku me të brendshmet, por trupi i 41-vjeçarit ishte zhdukur dhe kjo gjë ka alarmuar të gjithë.

Tigrat amur është një nga më të mëdhenjtë në botë që gjuajnë kafshë të egra dhe njerëz në Rusi, Kinë dhe Korenë e Veriut.

Vetëm 700 copë kanë mbetur në natyrë, megjithëse numri i tyre po rritet pas përpjekjeve të mbrojtjes së tyre nga qeveritë ruse dhe kineze.

Shabaldin i cili në profesion ishte një druvar besohet të jetë sulmuar pasi ai doli nga shtëpia dhe shkoi në tualet gjatë natës. Kërkimet për druvarin po vazhdojnë, por vendasit pranojnë se ka shumë pak mundësi për ta gjetur të gjallë.

Miku i Mikhail është shprehur: Ai u vra nga një tigër, ky është një fakt. Trupi i tij nuk është gjetur ende.

Shumë druvarë janë shprehur se kanë frikë se mos përballen me ndonjë grabitqar, por nuk mbajnë armë për mbrojtje.

Drejtori i Qendrës së Tigrave Amur Sergey Aramilev tha se tigrat në përgjithësi largohen nga bashkëbanuesit e tyre njerëzorë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *