E fshehur në një lagje të Afganistanit, shkolla sekrete e vajzave që sfidon talebanët

23:00 18/05/2022

E fshehur në një lagje banimi, ndodhet një nga shkollat ​​e reja dhe të fshehta të Afganistanit, një akt ky i fuqishëm sfide kundër talebanëve ku disa vajza adoleshente ndjekin mësimet e matematikës.

“Ne i dimë kërcënimet dhe shqetësohemi për to”, thotë për BBC News mësuesja e vetme në këtë shkollë, por shton se shkollimi i vajzave ia vlen për ndërmarrjen e çdo rreziku.

Në këtë shkollë, nxënëset kanë bërë një punë mjaft të mirë, duke e përshtatuar atë si të tillë me rreshta tavolinash të rregullta blu dhe të bardha.

 “Ne bëjmë çmos për ta bërë këtë fshehurazi, por edhe nëse më arrestojnë, më rrahin, ia vlen”, thotë mësuesja.

Për nxënëset e shkollës sekrete dhe për shumë vajza të tjera adoleshente, ekziston dhimbja e mungesës së arsimimit.

Tashmë kanë kaluar dy muaj dhe shkollat ​​nuk janë rihapur”, tha një 19-vjeçare në klasën e improvizuar.

“Kjo më sjell shumë trishtim”, shtoi ajo, duke mbuluar fytyrën me pëllëmbët e duarve për të mbajtur lotët.

Shkollat e mesme të vajzave janë urdhëruar nga talebanët të mbeten të mbyllura në të gjitha provincat, përveç një numri shumë të vogël./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.