E FUNDIT/ Vllaznia merr lajmin e madh, reagon kryebashkiakja Ademi: Arritëm marrëveshjen, kemi shlyer…

Vllaznia ka marrë një lajm të madh ditën e sotme, për sa i përket pagesës së detyrimeve për sigurimet shoqërore dhe tatimore.

VOLTANA ADEMI

Ky lajm është konfirmuar nga vetë kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka shkruar se kjo u realizua në sajë të bashkëfinancimit ndërmjet Bashkisë Shkodër, Sponsorin z. Alban Xhaferi – AlbaPhoto shpk – distributor i autorizuar i Fujifilm për rajonin, dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

POSTIMI I ADEMIT: 

Dua të jap një lajm shumë të mirë për të gjithë tifozerinë.

Të premten kemi realizuar pagesën e detyrimeve për sigurimet shoqërore dhe tatimore në vlerën 39,166,600 lekë, kusht për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Klubit të Futbollit “Vllaznia” dhe Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër.

Kjo u realizua në sajë të bashkëfinancimit ndërmjet Bashkisë Shkodër, Sponsorin z. Alban Xhaferi – AlbaPhoto shpk – distributor i autorizuar i Fujifilm per rajonin, dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Falenderoj të gjithë tifozerinë, shkodranët anekënd, shqiptarët që ndjekin Vllazninë në mbarë botën!

Falenderoj për bashkëpunimin Z. Xhaferi, Federatën Shqiptare të Futbollit, dhe për gatishmërinë Z.Agron Hasanaj Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër.

08ac3614-0e65-469e-ba58-b5014ddd10a5

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *