“E fusin në një thes dhe e hedhin në kufi”/ Lukashenko akuza Lituanisë për keqtrajtimin e emigrantëve: Nëse fillojnë një luftë me Rusinë ne nuk do të rrimë mënjanë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka akuzuar sot autoritetet lituaneze se kanë hedhur trupat e emigrantëve në kufirin mes dy vendeve, mes të cilëve tensionet po rriten për shkak të çështjes së emigrantëve.

Lukashenko paralajmëroi gjithashtu se Bjellorusia do të qëndrojë fort pas aleatit të saj Rusisë nëse autoritetet ukrainase nisin një ofensivë kundër rebelëve në Ukrainën lindore, të mbështetur nga Moska. Në një takim me përfaqësuesit më të lartë të ushtrisë bjelloruse, Lukashenko tha se rojet kufitare gjetën trupat e dy emigrantëve të mbetur në kufi gjatë fundjavës.

“E fusin një trup në një thes gjumi, ose ndoshta një person që ishte ende gjallë dhe e hedhin në kufi. Çfarë e neveritshme, “tha Lukashenko.

Rojet kufitare lituaneze hodhën poshtë pretendimin e Lukashenkos, duke deklaruar se autoritetet bjelloruse ishin përpjekur vazhdimisht të organizonin rrahjen, gjymtimin ose vdekjen e emigrantëve dhe të fajësonin Lituaninë për një “trajtim çnjerëzor”.

Bashkimi Evropian e akuzon Lukashenkon për një “sulm hibrid” ndaj bllokut të 27 vendeve, pra për inkurajimin e emigrantëve për të lëvizur nga Bjellorusia drejt anëtarëve të BE-së, Poloni dhe Lituani. Brukseli pretendon se është hakmarrja e Lukashenkos për sanksionet që Unioni vendosi ndaj tij për shkak të represionit të vitit të kaluar ndaj protestuesve antiqeveritar.

Autoritetet bjelloruse i hedhin poshtë këto akuza dhe hakmerren me pretendimet se BE-ja nuk ka siguruar kalim të sigurt për emigrantët.

Një grup i madh emigrantësh, kryesisht kurdë irakianë, janë bllokuar në Bjellorusi që nga 8 nëntori, në pikën kufitare me Poloninë. Shumica e këtyre emigrantëve kanë ikur nga konflikti apo pashpresa në atdheun e tyre dhe duan të arrijnë në Gjermani ose vende të tjera të Evropës Perëndimore. Lukashenko akuzon Poloninë dhe vendet e tjera perëndimore për nxitje të tensioneve mbi emigrantët si pjesë e një “lufte të shumëfishtë hibride” kundër Bjellorusisë dhe aleatit të saj Rusisë.

Ai urdhëroi zyrtarët ushtarakë që të rrisin gatishmërinë e ushtarëve, duke pasur parasysh manovrat e NATO-s pranë kufijve të Bjellorusisë.Udhëheqësi bjellorus hodhi poshtë mundësinë që të ketë pasur plane të supozuara ruse për të sulmuar Ukrainën, të cilën Perëndimi i frikësohet, duke thënë se Moska do ta informonte atë se kishte synime të tilla.

Megjithatë, Lukashenko paralajmëroi autoritetet ukrainase se Bjellorusia do të qëndrojë e vendosur me Rusinë nëse Kievi do të përpiqet të përdorë forcën për të rimarrë kontrollin e zonave të kontrolluara nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore, të njohura si Donbas.

“Nëse ata përpiqen të fillojnë një luftë të vogël në Donbas ose diku në kufirin me Rusinë, Bjellorusia nuk do të qëndrojë mënjanë dhe është e qartë se anën e kujt do të mbajë.” “Ata e kuptojnë këtë dhe kjo është arsyeja pse ata kanë filluar të forcojnë forcat e tyre në kufirin ukrainas me Bjellorusinë, megjithëse nuk ka asnjë arsye për këtë”, tha Lukashenko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.