“E gjithë bota po shikon!”, Ukraina paralajmëron Rusinë: Mos abuzoni me armëpushimin për të çuar trupat ushtarake në korridoret e humanitare!

Rusia nuk duhet të përfitojë nga vendosja e një korridor humanitar që të çojë sipas planit, trupat e saj më tej në Ukrainë. Kështu ka paralajmëruar zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Ajo tha se qeveria e saj po “verifikonte” çdo informacion nëse trupat ruse po përdornin armëpushimin për t’u afruar me pozicionet ukrainase në zonat përgjatë rrugëve të evakuimit. “Ne po e përdorim këtë kanal për të evakuuar civilët – gra dhe fëmijë – si dhe për të dërguar ngarkesa humanitare për ata që kanë mbetur. E gjithë bota po shikon.”, pohoi zyrtarja.

Vereshchuk konfirmoi gjithashtu se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ndërmjetësoi bisedimet për armëpushimin dhe do të kryesojë kolonat e evakuimit përgjatë rrugëve të dakorduara jashtë qyteteve, raporton BBC.

Armëpushimi është në fuqi në qytetet Mariupol dhe Volnovakha nga ora 09:00 -16:00 me orën lokale (07:00-14:00 GMT).

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *