E gjymtuar nga sanksionet, banka kryesore ruse largohet nga Europa

e gjymtuar nga sanksionet banka kryesore ruse largohet nga europa
e gjymtuar nga sanksionet banka kryesore ruse largohet nga europa
[embedded content][embedded content]

16:14 02/03/2022

Sberbank po përballet me dalje parash dhe kërcënime ndaj stafit

Banka më e madhe ruse për hua, Sberbank po largohet nga pothuajse të gjitha tregjet europiane,  teksa filialet e saj po përballen me transferimin e shumave të mëdha të parave.

Në situatën aktuale, Sberbank ka vendosur të largohet nga tregu europian”, thuhet në një deklaratë. Punonjësit e bankës kanë marrë kërcënime të ndryshme për shkak të zhvillimeve të fundit në Ukrainë. Banka ka thënë se nuk mund të ofrojë likuiditet për degët e saj europiane, por niveli i kapitalit dhe asetet janë të mjaftueshme për të paguar të gjithë depozituesit.

Ky vendim tregon presionin  e lartë me të cilin po përballen disa biznese ruse nga hapat e paprecedentë të Perëndimit për të izoluar Moskën, duke përfshirë sanksionet ndaj bankës së saj qendrore dhe përjashtimin e disa prej bankave nga sistemi global i pagesave SWIFT.

Guvernatorja e bankës qendrore ruse, Elvira Nabiullina se ekonomia e vendit po përballet me një situatë ekstreme dhe se po bëhet gjithçka që është e mundur për të stabilizuar sistemin financiar në vend.  Sberbank operonte në vende si Austri, Kroaci, Gjermani dhe Hungari, mes disa të tjerave.

Më herët BE pranoi të përjashtonte shtatë banka ruse nga sistemi SWIFT. Sanksionet ekonomike synojnë ta zhysin vendin në një krizë që do të prekë edhe qytetarët e zakonshëm dhe jo vetëm elitat ruse që ishin objektivat e sanksioneve fillestare.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts