E goditi me shishe në kokë, reperi përfundon në pranga pas sherrit në një klub nate! Ja për çfarë akuzohet

Reperi G-Eazy u akuzua për sulm të hënën pas një zënke në një klub nate. Reperi dëmtoi rëndë një person që u detyrua të shkonte në spital për të qepur një të çarë të thellë që mori në kokë si pasojë e sherrit.

“Page Six” raporton se ekipi i reperit u përplas me një grup tjetër që po festonin në klub të premten, gjatë Javës së Modës që u zhvillua në “Le Bain” dhe “Boom Boom Room”, që janë ndër hotelet më luksoze në vend.

Burimet thanë se sherri nisi rreth orës 12:40 të mëngjesit kur G-Eazy goditi me një shishe në kokë Daniel Chetrit-i, i cili është djali i zhvilluesit të pasurive të patundshme, Joseph Chetrit.

Policia tha se G-Eazy u akuzua për sulm pasi një 29-vjeçar dhe një 32-vjeçar ishin goditur nga i pandehuri.

Reperi u arrestua të hënën në 5:30 pasdite gjatë kohës që të famshmit në të gjithë qytetin po përgatiteshin për në “Met Gala”.

Kjo nuk është hera e parë që G-Eazy arrestohet nga policia. Në maj të vitit 2018 ai u arrestua në Stokholm për sulm, pasi goditi një roje sigurie dhe dyshohet se kishte kokainë me vete.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *