E kafshoi ‘pitbulli’, ndërron jetë në spital i moshuari në Durrës

DURRES

Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit 84-vjeçari Halil Basha, i cili u sulmua disa ditë më parë nga një qen Pitbull.

I moshuari u sulmua në kokë e trup dhe fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda të marra raporton për BalkanWeb, Klodjana Haxhiaj.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 2 nëntorit në një nga rrugicat e lagjes nr.13, ku i moshuari kishte shtëpinë dhe qeni doli nga rrethimi i banesës së Armand Lalës dhe sulmoi të moshuarin.

Armand Lala, tashmë i arrestuar nga policia, në banesën e marrë me qira mbante 3 qen Pitbull, njëri i bardhë dhe dy me ngjyrë kafe, njëri prej të cilëve sulmoi fatalisht 84-vjeçarin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts