“E kalova sprovën e lidershipit”, Basha takim me të rinjtë në Shkodër: U largova duke shpresuar për reflektim, por gjërat janë më keq

e kalova sproven e lidershipit basha takim me te rinjte ne shkoder u largova duke shpresuar per reflektim por gjerat jane me keq
e kalova sproven e lidershipit basha takim me te rinjte ne shkoder u largova duke shpresuar per reflektim por gjerat jane me keq

Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Shkodër, ku foli mes të tjerash edhe në lidhje me dorëheqjen e tij si kryetar parti.

Ai tha se u tërhoq duke shpresuar në një hap të ngjashëm nga ai që i solli gjërat deri këtu, referuar ish-kryeministri Sali Berisha, por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, madje gjërat janë më keq seç ishin më parë.

Basha shtoi se nuk është penduar për vendimin e marrë, sepse me të ka tejkaluar sfidën e lidershipit, që në kohë të vështira vë përpara interesin e qytetarëve, jo të tijin,.

“Nuk jam shkëputur. Brenda familjes sonë nisi një luftë, për interesa personale që dëmtonte interesat e demokratëve e shqiptarëve.
në një moment, ajo që kam bërë është të marr vendimin të tërhiqem me qëllim që lufta të mos vijonte e ti jepja shans një paqëtimi në radhët tona, ndryshe i vetmi që përfitonte ishte kundërshtari ynë.

Një vend pa opozitë kurrë mos e jetofshit, brezi juaj nuk e di, është diktaturë.
Brenda një viti ajo që shpresova nuk ndodhi dhe gjërat shkuan më keq. Prisja tërheqje nga pala tjetër e kjo nuk ndodhi. nuk jam pishman për vendimin e marrë sepse një nga detyrimet kryesore, sprova e lidershipit është që në momentet të tilla të vështira të zgjedhin interesin tënd apo atë të njerëzve.

Vendimin e mora për të kërkuar reflektim nga ata që e sollën punën deri këtu, kjo nuk ndodhi gjërat janë më keq, 14 maji është provë për këtë”, tha ai.

Gjithashtu Basha shtoi se e vetmja mënyrë për të shpëtuar vendin, është që rinia të dalë në protesta për t’i thënë së keqes.

“Me heshtjen tuaj ka kumbuar një mesazh që ju e keni refuzuar këtë lloj politike. Pa u zemëruar ju dhe pa folur ju me zë të lartë, pa dalë me pankarta për t’i thënë jo të keqes dhe për t’u përballur me të, për të mbushur rrugët dhe sheshet, Shqipëria do të vazhdojë të lëngojë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts